JOQ Albania
Home

SKANDALI/ ECO TIRANA e Arbjan Maznikut i jep 15 milionë lekë tender juristes së Kryeministrisë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07/05/2020 22:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Siç e publikuam ekskluzivisht dhe disa ditë më parë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku rezulton se merr të paktën dy rroga mujore me mbi 1 milionë lekë të vjetra secila, përkatësisht si nënkryetar bashkie dhe gjithashtu edhe si administrator i shoqërisë ECO TIRANA SH.A., ku 51% të aksioneve i zotëron Bashkia Tiranë.

Por me sa duket, përveç qokave që i bën vetes me dy rroga, Arbjan Mazniku nuk lë pas dore as qokat e tjera, kesaj rradhe në Kryeministri.

Kështu, rezulton se në tenderin me numër reference REF-55927-04-09-2020 me objekt “Blerje detergjente per Eco Tirana.sh.a”, fitues është shpallur kompania S.L.M. SH.P.K. me administratore Bedrije Rama. Nga të dhënat publike, del se zonja në fjalë është e ëma e një juristeje të punësuar në Kryeministri me emrin Elsonida Rama. Sipas faqes së internetit të Kryeministrisë, përkatësisht në organikën për programin e transparencës, rezulton se Elsonida punon pranë këtij institucioni.

Në fakt, vetë Elsonida ka qenë administratore dhe pronare me 100% të kuotave të kësaj kompanie deri në datë 31.03.2014, datë në të cilën çuditërisht i ka dhuruar nënës së saj të gjitha aksionet duke e bërë gjithashtu edhe administratore të kompanisë S.L.M. SH.P.K..

Madje, jo vetëm kaq, por rezulton se kjo shoqëri ka fituar në vitet e fundit jo pak por rreth 180 milionë lekë të vjetra tendera! Epo, jo keq për një juriste të punësuar në Kryeministri, apo jo Arbjan?