JOQ Albania
Home

Mbi 32 Mijë/ Si të bëni mirë në KOMUNITETIN më të MADH të SHQIPTARËVE?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/05/2020 12:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

MIQ të JOQ Albania!

Për të qenë më pranë shqiptarëve, stafi i JOQ Albania vendosi që të krijohet një komunitet, ku shqiptarët mund të bëhen bashkë dhe të ndajnë me njëri-tjetrin mendimet pozitive apo negative, kritikat dhe lëvdatat, të veçantat që na karakterizojnë si popull dhe ato që na shfaqin ndryshe nga pjesa tjetër e botës.

Këtë grupim e titulluam "Komuniteti i JOQ Albania", ku deri më tani janë pjesë mbi 32 mijë shqiptarë të Shqipërisë e Diasporës, të cilëve u është ofruar një hapësirë e re virtuale ku mund të ndajnë lajme, foto, video, meme, ironizime ndaj pushtetarëve, statuse, histori personale, shqetësime, probleme, apele për ndihmë e për të shpëtuar jetë e shumë të tjera.

Një ndër funksionet kryesore dhe më të domosdoshme të Komunitetit të JOQ Albania ka qenë pa dyshim "Postimi i sendeve dhe kafshëve të humbura".

Çdokujt mund t'i ketë ndodhur të paktën njëherë në jetë që të humbasë aksidentalisht diçka, duke nisur që nga portofolet, celularët, kartat e identitetit e deri tek kafshët shtëpiake, që janë shumë të dashura e të shtrenjta për këdo.

Në këto 9 muaj, shumë shqiptarë kanë arritur të gjejnë sendet dhe kafshët e tyre të humbura, falë këtij funksioni dhe ndihmës tuaj, duke bërë të mundur rikthimin e buzëqeshjes tek këta persona.

Të bësh mirë në këto kohë, kur është e vështirë t'i qëndrosh i fortë idealeve dhe asaj çfarë është e drejtë për t'u bërë, padyshim që është një nga sfidat më të mëdha.

Me mirësinë tuaj, ju keni treguar se mundeni t'u riktheni buzëqeshjen atyre që kanë nevojë dhe shtrijnë dorën për ndihmë, pasi të të humbë diçka është aksidentale, por ta ndihmosh dikë për ta gjetur, ose ta kthesh sendin e gjetur, është një cilësi e virtyt i rrallë, të cilën fatmirësisht e kanë shumë shqiptarë.

Ftoni dhe miqtë tuaj të bëhen pjesë e komunitetit më të madh mbarëshqiptar.

Me respekt stafi i JOQ Albania!

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI JOQ Albania: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/