JOQ Albania
Home

“Va f*nculo, polizia di merda”/ Të rinjtë terrorizojnë emigrantët e karantinuar në hotel, s’pyesin as për policinë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/05/2020 19:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në mesnatë në një prej hoteleve ku janë karantinuar emigrantët shqiptarë të kthyer nga jashtë vendit.

Ka qenë një nga emigrantet e cila ka denoncuar atë që sipas saj ka ndodhur në mesnatë, ku një grup të rinjsh emigrantë, kanë terrorizuar gjithë hotelin në zonën e plazhit në Durrës.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, emigrantja e karantinuar shprehet se të rinjtë kanë tmerruar të gjithë emigrantët e tjerë të karantinuar, duke bërtitur, ulëritur dhe duke iu rënë dyerve të hotelit.

Ajo thotë se ata dukeshin si të dehur e të droguar. Por ajo që e bën më skandaloze ngjarjen e pazakontë është se policia erdhi dhe nuk bëri asgjë sipas saj.

Denoncuesja thotë se policia erdhi, i takoi dhe nuk mori asnjë masë ndaj tyre. Ata i telefonuan sërish policisë, por këta të fundit nuk iu përgjigjën thirrjeve të tyre.

"Terrorizimi" i të rinjve sipas saj ka zgjatur nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që ajo thekson se është shtatzanë në muajin e katërt.

Ajo thotë se protagonistë ishin rreth 6-7 emigrantë të moshës 25-30 vjeç, të cilët ishin mbledhur në të njëjtën dhomë dhe bërtisnin si të çmendur.

Emigrantja tregon se kjo nuk është hera e parë që ata përsërisnin këto veprime 'terrorizuese', pasi këtë 'zakon' e kanë të përditshëm.

Në videon e dërguar nga denoncuesja shihet se si të rinjtë ofendojnë punonjësin e policisë që ndodhej poshtë hotelit, duke bërë karshillëk ndaj uniformave blu.

Denoncuesja thotë se pas "dështimit" të policisë së Lleshit për t'iu treguar vendin të rinjve, është dashur ndërhyrja e forcave "Shqiponja", të cilët bënë të mundur arrestimin e dy prej tyre gjatë paradites së sotme.

Sipas saj, ata kishin thyer dyert dhe disa televizorë, duke terrorizuar gjithë emigrantët e tjerë që janë karantinuar në hotel.

Në lidhje me këtë shqetësim, ajo i ka shkruar edhe kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit nuk ka marrë as mundimin ta lexojë mesazhin, e jo më t'i përgjigjet.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq! Ne hotel horizont durres kane tmerruar gjithe familjaret, dhe policia sben asgje. I kam shkrujt she edi rames. Jemi tmeruar mbasi bertisnin te droguar e te dehur duke ju rene dyerve te hotelit ju lutem na ndihmoni tregoja gjithe shtetit ca po heqin ne ne kerantine, policia erdhi i takoj e sberi asgje dhe pastaj nuk ju pergjigjte as telefonatave tona. Une jam grua shtatzene 4 muajshe. Nuk kemi flejtur deri ne 7 mengjesit pa fjume nga frika. Ngjarja ka ndodhur mbreme nga mesanata e ska pushuar deri ne oret e para te mengjesit. Me thane me vone se forcat shqiponja kishte ardhur ne 8 te mengjesit i paskan arrestuar se paskan thyer dyert televizora, por deri ne 7 qe ishim zgjuar e te terrorizuar policia nuk bente gje se mendoj kishin frik, paska ardhur forcat e shqipnjoes kshu me thane keto te hotelit cpare. Ishin te gjithe emigrante te mbledhur ne nje dhome rreth 6-7 veta, po vetem dy arrestuan se ato po terrorizonin hotelin. Un jam me dy goca te tjera ne dhome dhe keto cunat vine cdo kat flasin bertasin, pine alkool pafund. Jane te rinj rreth moshes 25-30 vjec. Ne fillim telefonuam policine pastaj dhe recepsionin. Ato na thane rrini te qete keni te drejte, se uptoj pse policia kishte frike duhet te vinin me shume police se mesa kuptova mbreme policia nuk e perballonte dot kishin shume frike. Shkrurt mua me erdhi keq per policet se keto shanin e thyenin dhomen e hotelit, dilnin ne ballkon, pastaj neper katet e hotelit duke na share neve dilini mos filni gjume e fjale te ndyra nga me te ndryshmet, kjo situate ka zgjatur deri ne 7 te mengjesit, pastaj ne te tmerruara dhe te lodhura sigurisht me vone na zuri gjumi, me vone kot prap sjane ndalur duke terrorizuar hotein dhe aty kane mberritur forcat e shqiponjes Sot mbasdite na bene te ditur se jane arrestuar 2 prej tyre