JOQ Albania
Home

Propaganda e Laert Duraj-t me pensionet në shtëpi, dyndje masive tek Posta Shqiptare
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04/05/2020 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rëndësi ka propaganda! Nëse njerëzit e besojnë atë që nxjerr në televizor, puna ka mbaruar. Me sa duket ky është edhe rasti i Postës Shqiptare dhe drejtorit të saj Laert Duraj, i cili bën një propagandë të shëmtuar se gjasme pensionet e të moshuarve po ndahen nëpër shtëpitë e tyre.

Faktin që ky është thjesht një mashtrim për propagandë e vërtetojnë shumë foto të mbërritura ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania nga shumë qytete të Shqipërisë.

Fotot tregojnë qartë dhe pa ngatërresa se si të moshuarit e shkretë rreshtohen si mish për top para zyrave të Postës Shqiptare për të tërhequr pensionin e shumëdëshëruar. Jo se ky pension do t’i nxjerrë nga hallet, por të paktën të paguajnë ilaçet. E meqë ra fjala tek ilaçet, duket se Laerti i Postës Shqiptare po jep kontributin e tij që këto të moshuar të shpenzojnë akoma më shumë për shëndet. Përse? Sepse në këtë dyndje masive nuk mbahet asnjë distancë sigurie.

Kështu në këto foto të publikuara ditën e sotme nga ana jonë, vërehet mjaft qartë dyndja e jashtëzakonshme e pensionistëve në zyrat postare në Tiranë, Fier, Korçë, Mallakastër, etj. A ka lehtësi më të madhe se kaq për Coronavirusin që të zaptojë trupin e këtyre të moshuarve? Sigurisht që jo, dhe për këtë COVID-19 duhet t’ia dijë për faleminderit drejtorit të Postës Shqiptare që po i mundëson të marrë sa më shumë jetë prej tyre.

Ndoshta Laerti është i zënë gjithë kohës duke menduar se si të përfitojë sa më shumë nga tenderat e çuditshëm të Postës Shqiptare dhe nuk ka kohë të merret me të moshuarit e shkretë. Madje nuk është aspak çudi që nëse do të kishte gojë të fliste, virusi me siguri do të thonte vetëm dy fjalë: “Faleminderit Laert”!