JOQ Albania
Home

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, shteti e braktisi/ Nëna e katër fëmijëve ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04/05/2020 18:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mijëra familje shqiptare përballen me varfërinë ekstreme çdo ditë, dhe shumë pak prej tyre janë ndihmuar nga shteti, i cili i ka lënë në harresë edhe në këto ditë të vështira.

Teksa ndodhemi në pandeminë globale të koronavirusit, krizën që ka lënë pas virusi po e përjetojnë më shumë se kurrë këto familje, ku shumë prej tyre mezi po sigurojnë edhe bukën e gojës.

Një tjetër kategori familjesh që janë më të goditura ekonomikisht nga pandemia janë edhe familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, i cili përveç fataliteteve, dëmtoi e shkatërroi edhe mijëra banesa, duke lënë qindra familje shqiptare në qiell të hapur.

Ndonëse qeveria premtoi rindërtimin e banesave të shkatërruara dhe pallate të rinj, këto 'projekte' kanë mbetur ende në letër, pasi drama dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve vijon ende për banorët e prekur nga tërmeti.

E tillë është edhe historia e trishtë e një familjeje të prekur nga tërmeti, rasti i së cilës ka ardhur në "Dora Sekrete", nga një qytetar.

Familja me pesë anëtarë, e përbërë nga nëna dhe 4 fëmijët e saj të mitur, ka humbur shtëpinë nga tërmeti dhe momentalisht jeton në një shtëpi me qira.

Po për shkak të situatës së vështirë të krijuar edhe nga pandemia, ajo e ka të pamundur të ushqejë dhe veshë 4 fëmijët e saj, pasi po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike.

Sikur të mos mjaftonte kjo, fëmija i saj më i vogël, i cili është vetëm 2-vjeç, është i sëmurë.

Megjithëse jeta u tregua e padrejtë me këtë familje, djali 12-vjeçar, i cili është fëmija më i madh, nuk i ka humbur shpresat se e nesërmja do të jetë më e mirë. Ai shpreson te Zoti, dhe po sakrifikon duke agjëruar në këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë.

Personi që ka bërë apelin për ndihmë shkruan se ai së bashku me disa të afërm mundën t'i siguronin një shtëpi me qira, ushqime dhe veshmbathje për disa kohë, por tashmë nuk kanë mundësi ta ndihmojnë, pasi kanë edhe familjet e tyre për të mbajtur.

Ai u ka bërë apel shqiptarëve që ta ndihmojnë këtë familje, e cila ke më shumë se kurrë nevojë për ndihmë, që edhe këta fëmijë, së bashku me nënën e tyre t'i shohin disa ditë të bardha në jetën e tyre, e që kalvari i gjatë i vuajtjeve të tyre të përfundojë.

Mesazhi i qytetarit për “Dora Sekrete”:

Pershendetje Dora Sekrete. Une njoh nje familje me 5 anetare. Nena me 4 femijet... ne kushte vertet teper te veshtira... Eshte nga ato familje qe iu shkaterrua shtepia nga termeti dhe mbetem ne rruge te madhe si ndihmoi askush. Une bashke me miq e te aferm i siguruam nje shtepi me qera per disa kohe plus dhe ushqime e veshmbathje deri tani. Problemi eshte se duke patur 4 femije te vegjel nuk ia del dot sepse une kam vet femije dhe sja dal dot me 1 jo me 4. Dhe kete muaj aq me teper duke qene se eshte besimtare dhe djali i madh vetem 12 vjec agjeron, u mundova ti vija ne ndihme, por sic ju thash kerkesat skane fund Djalin me te vogel 2 vjec e ka te semur. Nese mundeni ju lutem sikur pak e nga pak te gjithe te ndihmojme sepse vertet jan shume nevoje. Nese dikush paraqitet per ti ndihmuar me tregoni, tju dergoj nr e kontaktit te asaj nenes dhe adrs e shtepise. Faleminderit

View this post on Instagram

😢😢😢😢 “Pershendetje DS ✌️ Une njoh nje familje me 5 anetare. Nena me 4 femijet... 👶🏻👶🏻👶🏻👶🏻ne kushte vertet teper te veshtira... Eshte nga ato familje qe iu shkaterrua shtepia nga termeti dhe mbetem ne rruge te madhe si ndihmoi askush. 😔 Une bashke me miq e te aferm i siguruam nje shtepi me qera per disa kohe plus dhe ushqime e veshmbathje deri tani. Problemi eshte se duke patur 4 femije te vegjel nuk ia del dot sepse une kam vet femije dhe sja dal dot me 1 jo me 4. Dhe kete muaj aq me teper duke qene se eshte besimtare dhe djali i madh vetem 12 vjec agjeron, u mundova ti vija ne ndihme, por sic ju thash kerkesat skane fund 🤲 Djalin me te vogel 2 vjec e ka te semur. Nese mundeni ju lutem sikur pak e nga pak te gjithe te ndihmojme sepse vertet jan shume nevoje. Nese dikush paraqitet per ti ndihmuar me tregoni, tju dergoj nr e kontaktit te asaj nenes dhe adrs e shtepise. Faleminderit 🙏”

A post shared by Dora Sekrete (@dorasekrete) on