JOQ Albania
Home

S’përmbahet polici i Lleshit në Tiranë, i fut duart vajzës së re teksa ndodhet në timonin e makinës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/05/2020 20:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbrëmjen e sotme, ku tregohet se "çunave të Lleshit" iu ka shkuar 'në të kuqe' fare dhe nuk përmbahen as në krye të detyrës.

Siç shihet dhe në video, një efektiv i policisë shihet teksa i 'fut duart' një vajze, e cila ndodhet jashtë makinës së tij.

Polici e prek vajzën tek të pasmet, ndërkohë që tenton ta tërheq më pranë tij duke ia vendosur njerën dorë në shpinë.

Kjo skenë e "policit qejfli e të djegur nga karantina", është filmuar në Tiranë, në një kohë kur ai ishte në krye të detyrës.

Ndoshta vajza në video mund të jetë e dashura e efektivit, por ai është në krye të detyrës dhe një gjë e tillë nuk i lejohet kurrsesi.