JOQ Albania
Home

KESH-i i Benet Becit “bëhet pis”, blen 80 milionë lekë letër higjenike dhe aromatizues
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01/05/2020 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdojnë çudirat shqiptare! Me një të rënë të lapsit, janë planifikuar për t’u harxhuar mbi 80 milionë lekë të vjetra për të blerë letra higjenike, aromatizues ambjenti si dhe artikuj të tjerë higjeno-sanitarë nga Korporata Elektro Energjitike Shqiptare.

Sipas tenderit me referencë REF-57116-04-29-2020 me objekt “Blerje artikuj higjeno-sanitarë për KESH sh.a.” mësohet se fondi limit i ofruar është 6,800,000 lekë pa TVSH ose mbi 80 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Me kaq shumë para planifikohen të blihen gjithashtu edhe detergjentë për të larë rroba. Nuk dihet se kush apo si do të lahen rrobat brenda mjediseve të zyrave të KESH-it, por të paktën të urojmë të mos nevojiten për pastrim të rrobave të shefave e sekretareve. Madje masat janë marrë mirë, pasi është planifikuar të blihet jo vetëm detergjent për rrobat e bardha por edhe për rrobat me ngjyra.

Prisni, prisni se ka prapë. Nuk mund të mbarojnë kaq shpejt çudirat. Kështu, veç letrave higjenike apo detergjentëve për larjen e rrobave, janë planifikuar për tu blerë jo një, por disa lloje letrash për duar. Kështu do të blihen 3,500 copë letra duarsh rulo dhe 3,350 letra duarsh të palosura.

Siç duket administrata e KESH do të ketë disa mundësi për të zgjedhur se me çfarë tipi letre do të vendosë të fshijë duart kur del nga tualeti, rulon apo të palosur. Madje edhe vetë letrat higjenike kanë disa opsione dhe janë porositur disa tipe të ndryshme prej tyre.

Ndoshta KESH është “bërë shumë pis” nga paratë që ka shpërdoruar dhe tashmë ka nevojë të pastrohet mirë.