JOQ Albania
Home

AKEP-i që mbyll faqet, hedh në plehra 275 milionë lekë për mirëmbajtje e suport teknik
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27/04/2020 23:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kemi dëgjuar të paktën një herë në jetë akronimin AKEP. Bëhet fjalë për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Shpesh ky institucion është vënë në akuzë për censurim të fjalës së lirë duke mbyllur disa domaine që kritikonin qeverinë.

Por përveç kësaj, AKEP me sa duket është specializuar edhe të bëjë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve duke gjetur disa manovra. Kështu nëpërmjet një enderi me numër reference REF-56165-04-14-2020, AKEP ka vendosur të shpenzojë rreth 275 milionë lekë të vjetra me TVSH për mirëmbajtje dhe suport teknik.

Më saktësisht, objekti i këtij tenderi është “Mirëmbajtje dhe suport teknik për sistemin e monitorimit të spektrit të frekuencave SRFMS Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe TMS”. Por sipas disa burimeve mësohet se praktikisht ky sistem monitorimi as që përdoret fare.

Madje duke parë specifikimet teknike vërehet se më shumë është përdorur një përshkrim abstrakt sesa konkret. Mbetet për tu parë se cila do të jetë firma “fatlume” që do të fusë në xhep kaq shumë para pa u lodhur fare.