JOQ Albania
Home

I riu: Kam babanë në Kakavijë, i vunë 600€ gjobë, shqiptari s’e kalon në Shqipëri
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26/04/2020 16:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri shqiptar ka shkuar pranë redakisë së JOQ Albania dhe ka thënë se është në hall të madh. Ai thotë se babai i tij ka mbetur në pikën kufitare të Kakavijës.

Më tej ai tregon se pala greke e la të kalonte babanë e tij, kurse pala shqiptare nuk e lejon të kalojë.

Në mesazhin e tij ka shkruar edhe se kanë folur me ambasadën dhe u kanë thënë se kufiri është i hapur dhe nuk e kupton përse pala shqiptare nuk e lejon babanë e tij të futet në territorin shqiptar.

E dhimbshme në atë që ka shkuar është se thotë se babai i tij, po rri në doganë shqiptare, si qen pa bukë dhe ujë dhe askush nuk bën asgjë për këtë gjë.

Gjithashtu ai ka shkruar edhe se pse kaloi 2 ditë nga 90 ditëshi, babait të tij i vunë gjobë 600 euro.

Mesazhi i plotë:

Aman na ndimoni ju lutem. Nuk do ku te drejtoem tjeter. Ka babi ne doganen e Kakavis qe ne oren 12 te nates atje. Kaloj nga greku. Pse kaloj 2 dit nga 90 diteshi e mori 600€ gjob . Dhe nga shqiptari kan qe ne 12 e nuk kalojn ne shqipri. Mer ambasaden thot kufiri esht I hapur. TAni rrin si qen pa buk pa uj ne doganen shqiptare. Dhe askush nuk ben asgje.

Më poshtë po sjellim edhe një video që i shqiptari ka nisur pranë redakisë së JOQ Albania.