JOQ Albania
Home

Burri i Alketa Vejsiut mik i ngushtë i Ramës, qytetari: Po na ngushton rrugën për ndërtimin e ri!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/04/2020 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente përsa i përket përhapjes së koronavirusit.

Për të parandaluar përhapjen, masat janë drastike dhe në vend është pezulluar gjithçka, nga një numër i konsiderueshëm biznesesh, aktivitetesh kulturore, sportive edhe argëtuese. Mirëpo mesa duket jo të gjithë i zbatojnë këto masa.

Një denoncim për firmën e ndërtimit “Orion Construction” ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Pavarësisht se jemi në një peridhë izolimi, kompania vazhdon ndërtimin e pallateve të dhëna me leje nga bashkia e Veliajt dhe qeveria e Ramës. Ditën e sotme “Orion Construction”, ka vendosur ngushtimin e rrugës, ku kalojnë automjete dhe qytetarë për të bërë pallatin e radhës.

Qytetarët shprehen të acaruar me situatën dhe nuk duan ta lejojnë, mirëpo ata shprehen se lidhjet e kompanisë me qeverinë janë shumë të forta.

Pronari i kompanisë është Ardi Nelaj mik i ngushtë i Edi Ramës dhe njëkohësisht bashkëshort i Alketa Vejsiut.

Që prej 15 vitesh ai operon në fushën e ndërtimit dhe nuk janë të pakta ndërtimet e kryera, të favorizuara nga qeveria.

I ndodhur kaq shumë pranë kryeministrit, kompania që ai drejton nuk e ka aspak të vështirë të ngushtojë një rrugë, edhe pse është shumë e rëndësishme për qytetarët.

Qytetari ka denoncuar:

Shikoni cben Orion construction ne kohe karantine. Duan te ngushtojne akoma me shume rrugen per ndertimin e ri“