JOQ Albania
Home

Bashkia e Vlorës i fut fadromen 10 milionë eurove të Lungomares për të ndërtuar karburant
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/04/2020 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërtimi i Lungomares ka qenë një nga investimet më të trumpetuar e më të propaganduar nga "Rilindja".

Për ndërtimin e kësaj shëtitoreje buzë detit, u shembën shumë shtëpi pak vite më parë, duke mos kursyer shumë familje që jetonin aty.

Mirëpo, ditët e fundit ka ndodhur diçka e pazakontë në qytetin bregdetar, ku kanë nisur sërish punimet në Lungomare, por kësaj here për të ndërtuar një karburant.

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbrëmjen e sotme, Bashkia e Vlorës ka nisur shkuljen e palmave për t'i krijuar hapësirë ndërtimit të pikës së karburantit, ndonëse Lungomarja ka vetëm një korsi.

Në vitin 2017, bashkia e Vlorës mbolli rreth 200 palma të llojit "Uashington". Kryebashkiaku socialist, Dritan Leli tha asokohe se këto palma i rezistonin sëmundjeve.

Mirëpo, pamjet e mbrëmjes së sotme tregojnë paraprakisht të kundërtën, pasi palmat po shkulen pa mbushur ende tre vjet nga mbjellja e tyre.

Leli tha asokohe se pemët kushtuan 10 milionë lekë në total, me paratë e taksapaguesve të qytetit bregdetar, të cilat tashmë u çuan dëm për t'i hapur rrugë ndërtimit të një karburanti.

Ndërkohë që i gjithë projekti i Lungomares ka kushtuar më shumë se 10 milionë euro.

Qytetari që ka dërguar videon me të drejtë shprehet:

Bulevardi qe kushtoi kaq leke nga taksat tona nderkohe tani i shkulin palmat...

Çudia më e madhe në këtë rast është se Vlora tashmë bëhet i vetmi vend turistik në botë, që do të ketë një pikë furnizimi në një shëtitore buzë detit.