JOQ Albania
Home

Me shenja në fytyrë prej turnit 12-orësh, “bluzat e bardha” paguajnë tarifë parkimi në QSUT
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/04/2020 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ata janë të parët që rrezikojnë të preken prej pandemisë pasi janë në vijën e parë të luftës me virusin.

Mjekët dhe infermierët janë ndër individët më të përmendur në media për kontributin e dhënë në betejën me koronavirusin.

Madje shpesh për ta ka folur edhe vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që publikon rregullisht në mediat sociale raste të mjekëve të shëruar ose momente të bisedave të saj online me ta nga reparti Infektiv.

Por edhe pse prej tyre “shiten” si heronj, mjekët dhe infermierët nuk vlerësohen aq sa thuhet në mediat online.

Një rast ankimimi vjen nga QSUT në kryeqytet ku një mjek ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania.

Ai deklaron se pavarësisht shërbimit të gjatë në punë prej 12 orësh ende paguajnë tarifën e parkimit të makinave të tyre.

Duket se një kosto kaq minimale prej 100 lekësh nuk është arritur “të falet” nga shteti “për heronjtë” si edhe thuhet kudo.

Mesazhi i mjekut:

Pershendetje JOQ. Jemi shume të kënaqar nga vlersimi që po na bëni me rastin e pandemis. Por a e dini ju që ne vazhdojm të paguajm sherbim parkimi ne qsut. Kur akoma ne fytyr kam shënjat e maskes nga sherbimi 12- ore të një nate super intensive duhet te vazhdojm të paguajm. Gjithsesi së bashku do ja dalim.! Zoti ju bekoft