JOQ Albania
Home

Bleu një kanaçe B-52, qytetari: Kishte gjëra të çuditshme që ‘lundronin’ në pije
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/04/2020 23:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Siguria ushqimore është një ndër problematikat më të mëdha me të cilat përballet konsumatori shqiptar.

Jo në pak raste, ushqimet që tregtohen në supermarkete kanë rezultuar të skaduara, ose të prishura.

Një rast i ngjashëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania së fundmi, ku një qytetar ka dërguar një video ku shprehet i shqetësuar në lidhje me përmbajtjen e një produkti.

Ai shprehet se kishte blerë një kanaçe B-52, por kishte mbetur i 'surprizuar' nga ajo që kishte parë në brendësi të saj.

Qytetari thotë se brenda kanaçes kishte disa "gjëra të çuditshme" siç i quan ai që lundrojnë në pije, ndërsa u rekomandoi që edhe të tjerët ta blinin për ta parë që ishte e vërtetë.

Ai shkrojti:

Pershendetje JOQ! Hapa nje kanace B-52 dhe pashe brenda qe kishte disa gjera te cuditshme dhe ju them shqiptareve mos te blejne me si keto kanace. Blijeni nje te tille dhe shikojeni nga brenda. Faleminderit.

Në lidhje me këtë video ka ardhur edhe reagimi i kompanisë distributore të produktit në fjalë, e cila ka dhënë sqarimin përkatës për rastin në fjalë.

Reagimi i kompanisë ARSTL:

ARSTL Group: E verteta e vetme e produktit tone B52. Eshte i sigurt, i certifikuar dhe s’kane asnje ngjashmeri me ato qe manipulohen nga interesa te caktuara ose produkte false Kompania ARSTL Group ben me dije se,, per çdo prodhim, per çdo produkt, monitorimj fillon qe nga pergatitja, monitorohet i gjithe procesi teknologjik dhe ne çdo 30 minuta, behet analiza laboratorike, fiziko-kimike dhe mikrobiologjike e produktit. Gjithashtu, per çdo 30 minuta prodhim, ndahen 3 mostra (kampione), te cilat ruhen ne karantinim per 2 vite kalendarike. Kjo, paralel per çdo lot prodhimi qe eshte detyrim te dergohen 1 here ne muaj nga produktet tona, per analize te partneri yne ne Austri. I lutemi çdo konsumatori, qe per çdo problem me produktet tona, te kontaktoje me ne ne numrat e telefonit te vendosura ne kanaçe te kompanise tone, duke iu garantuar se peodukti jone B52, nuk mund te jere ne gjendjen e produktit te publikuar me heret ne faqen tuaj. Produktet tona jane te garantuara, te certifikuara dhe qe veç tregut shqiptar, eksportohen ne vende te BE dhe Zvicer. Produktet tona nuk kane asnje ngjashmeri si keto ne video, qe manipulohen nga njerez te caktuar e me interesa keqdashese. Gjithashtu, nuk produkti jone nuk asnje ngjashmeri as me produkte false. Per ne, konsumatori eshte i pari. Nga e njejta fabrike, produktet qe ndodhen ne treg, konsumohen edhe nga femijet tane, femijet e stafit e njerezit tone me te dashur. Duke shprehur mirenjohjen per te gjithe klientet tane per besimin nde vite, ARSTL Group garanton secilin, qe produkti B52, jane ne standardet me te larta evropiane.