JOQ Albania
Home

Gjendet një delfin në bregdetin e Vlorës, banorët e zonës e ndihmojnë të notojë sërish
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/04/2020 18:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një delfin është gjetur në bregdetin e Vlorës pasditen e sotme.

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, delfini ka ngecur në bregun e detit dhe mezi lëvizte.

Ai është konstatuar nga disa banorë të zonës, të cilët nuk kanë hezituar ta ndihmojnë gjitarin ujor.

Një prej tyre e kap prej bishti dhe tenton ta fusë në thellësi, por delfini duket se është i pafuqishëm për të lëvizur e notuar.

Videoja është filmuar në plazhin e Poros, në zonën e Novoselës, rreth një orë më parë.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh joq esht gjetur nje delfin ne plazhin Poro Vlore faleminderit, sot para nje ore