JOQ Albania
Home

Tiranë/ I riu dhunon brutalisht dy vajzat në mes të rrugës, i kap për flokësh dhe i godet me shkelma
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/04/2020 1:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video me pamje tronditëse ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania.

Në video shihet momenti i rëndë kur një i ri dhunon brutalisht dy vajza të reja në mes të rrugës.

Fillimisht ai shtyn njërën prej vajzave, duke e hedhur në mes të rrugës ku po kalojnë makinat.

Më pas ndërhyn një vajzë tjetër, por edhe atë ai e kap për flokësh dhe e hedh në tokë.

Vajza ngrihet në këmbë, ndërsa i riu dhunues e godet me shkelm duke e hedhur në mes të rrugës.

Skena me pamje shokuese është filmuar në zonën e Ali Demit gjatë ditëve të fundit.

Një fakt tejet shqetësues që konstatohet në videon e mëposhtme është edhe neglizhenca e qytetarëve të tjerë, ku vetëm njëri prej tyre ndërhyn për të shuar konfliktin midis të rinjve.

Nuk dihet ende motivi i kësaj sjellje burracake nga i riu, që dëshmon qartë që në vendin tonë femra vijon të dhunohet , të shkelet me këmbë dhe të trajtohet si "plaçkë" nga disa "meshkuj", të cilët vetëm të tillë s'mund të quhen, pasi u mungon burrëria, sepse kush tregon forcën fizike ndaj një femre quhet "burracak" dhe jo burrë.

Kjo nuk është hera e parë që kemi publikuar skena të tilla, ku meshkuj të pacipë guxojnë të ngrenë dorën mbi femrat pa iu dridhur aspak qerpiku, edhe në ambiente publike.

Qytetari që e ka dërguar videon shprehet:

Pershendetje JOQ! Kjo video shokuese eshte filmuar ne zonen e Ali Demit. Videon ma kane derguar por nuk e di me saktesi se ne cilin dite ka ndodhur, por keto ditet e fundit eshte bere me siguri, pasi nga ana tjeter e rruges shikohen njerez me maska. Ju lutem postojeni per te treguar se ne cnivele ka arrit dhuna ndaj femrave. Faleminderit.