JOQ Albania
Home

“Bënte namin për lekë”/ Zbulohen të tjera “bëma” të Hasan Ahmetajt, qytetari: Sillej si bandit në Berat
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/04/2020 19:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera denoncime kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në adresë të drejtorit të Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj, i cili ditën e djeshme dhunoi mjekun e urgjencës së qytetit dhe vëllain e tij.

Një tjetër qytetar ka denoncuar sërish "bëmat" e zyrtarit të lartë të Policisë, i cili duket se është shndërruar në "gangsterin" më të madh të qytetit të Beratit.

Qytetari ka dërguar një video të filmuar në verën e vitit të kaluar në redaksinë e JOQ Albania, ku Ahmetaj shihet teksa i merr letrat e makinës dy shoferëve në rrugë.

Sipas denoncuesit, drejtori i Policisë pasi ia mori letrat, i ka thënë që të shkojë ta takojë në zyrat e policisë.

Ai hedh akuza për 'ryshfet' ndaj Ahmetajt, i cili sipas tij 'ka bërë namin për lekë'.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Video eshte bere ne vere 2019, ky i merr letrat dhe i thote hajde me tako vete, ka bere namin per leke. Te dy bashke me shoferin. Shoferi para nje jave doli qe bente presion gjasme e hoqen, po prape i njejti eshte. Te gjitha ta marrin vesh se Hasan Ahmetaj sillet si bandit ne Berat.