JOQ Albania
Home

“Si more s’pike cigare ti?”, vajzat shkelin karantinën dhe tallen me policët “qejflinj” në Tiranë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15/04/2020 2:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak më parë në redaksinë e JOQ Albania publikuam një lajm ku një 61-vjeçar i gjorë nga një fshat i Elbasanit, i cili kishte ecur 15 km në këmbë për të paguar sigurimet shoqërore, u gjobit nga policia, vetëm se nuk dispononte autorizimin përkatës të leje-daljes.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video nga Tirana, e cila tregon se policia po vepron me dy standarde në lidhje me gjobat për ata që shkelin masat kufizuese.

E themi këtë pasi në videon e mëposhtme shihen dy vajza në një automjet, të cilat zhvillojnë një dialog "flirtues" me punonjësit e policisë që ndodhen në një automjet tjetër, teksa ndodhen në trafik.

Vajzat nisin të tallen me policët e Lleshit duke iu kërkuar çakmak për të ndezur cigarët, po këta të fundit u përgjigjen duke thënë se "ikin e i ndezin te mullari".

Sipas qytetarit që e dërgoi videon, episodi është regjistruar mbrëmjen e së martës rreth orës 21:20, ku vajzat kanë dalë "live" në Instagram.

I indinjuar nga standardi i dyfishtë i policisë, qytetari shprehet se kjo që ka ndodhur nuk është aspak e drejtë, pasi vajzat sipas tij i "marrosen" efektivët "qejflinj", duke bërë që ata të mos marrin asnjë masë administrative ndaj tyre.

Mesazhin i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Ja si tallin ... k***at e tirones me shtetin. Publikoje kte ta shofi gjjth qe kto k*rva nuk respektojn rregullat dhe policia qe zgerdhihet me kto buc*re Ju lutem publikojeni!! Video Esht bere sot ne insta live e....ne rruget e tiranes. Nuk eshte e drejte kjo qe ndodh me ne ! K***at gjejjn gjithmon rrug per te dal Dhe policia k*rverore e shtetit ton vdes pas k**vave Publikoje !!!! Ta shofi gjith shteti Dhe gjith shqiperia. Ka ndodh rreth ores 21:20 live ne instagram. Skan pas leje dhe policat i thone qe ikim e ndezim ke mullari. A ka Shtet mo burr??? Ndalojn kto Dhe I kerkojn cakmak shtetit dhe shteti k*roset pas k*rvave A Esht e drejt ????

Ky nuk është rasti i parë që policia e Lleshit vepron me dy standarde në këto ditë. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe raste të tjera, të cilat nxjerrin në pah "shumë-standardshmërinë" e Policisë së Shtetit, e cila është e gatshme të gjobisë të varfërit që dalin për një hall nga shtëpia, por jo "qejflijet" që thyejnë rregullat me vetëdije, pa pasur ndonjë emergjencë për të dalë.