Shqiptari në Kanada jep falas bukë për ata që s’kanë në furrën e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.04.2020, 21:13

Shqiptari nga Kosova, Shaqir Duraj ka bërë një gjest të madh. Sipas asaj që raporton ‘Telegraf‘ ky shqiptari nga Kosova e jep falas bukën, për ata që nuk kanë, në furrën që ai ka hapur në Kanada.

Shqiptari nga Kosova është mirënjohës për ndihmën që kanadezët i dhanë atij dhe familjes së tij, kur shkoi në fillim në Kanada.

Ai nuk e ka harruar atë që ndodhi në Kosovë gjatë luftës dhe ka thënë edhe se ndihmën që i kanë dhënë kur shkoi në Kanada në fillim nuk do ta harroj kurrë.

Ai ka treguar:

Forcat serbe po bënin kërdi në Kosovë, duke vrarë njerëz. Unë, gruaja ime dhe vajza ime më e madhja shkuam në Maqedoni ku qëndruam dy muaj në një kamp të KB-së. Jo shumë kohë pasi mbërritëm në kamp, ​​emri i familjes time doli në tabelë. Mbaj mend si të ishte dje. Pashë emrin tim në tabelë duke na thënë që do të fluturojmë për në Kanada brenda një jave. Mbaj mend më 13 maj 1999, ne fluturuam për në Kanada.

Pasi mbërriti në Kanada bashkë me familjen e tij, ai u vendos në një bazë ushtarake në Gagetown. E më pas u vendos në Calgary.

Ai tregon se aty e kanë pritur mjaft mirë dhe se kanë ndihmuar shumë. Shqiptari nga Kosova arriti të hapë një furrë buke në vitin 2006.

Furra e tij quhet ‘Bakery European’, në fillim aty punonte vetëm ai dhe gruaja e tij. Po ashtu ai ka thënë:

Unë dhe fëmijët e mi rreth tre javë më parë filluam të flasim se si mund t’i ndihmojmë njerëzit. Ne filluam të ndihmojmë të moshuarit përreth qytetit duke shpërndarë dy bukë falas për ata që nuk mund të lënë shtëpitë e tyre.

Shqiptari nga Kosova u bën thirrje të gjithëve që të ndihmojnë ata që nuk kanë në këto ditë të vështira.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit