JOQ Albania
Home

Bashkia s’duket gjëkundi! Djemtë e lagjes bëjnë pazaret për çiftin e të moshuarve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/04/2020 16:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeveria ka prezantuar vazhdimisht në mediat sociale pamje të ndryshme të “dhurimit të ndihmave” për qytetarët.

Po ashtu është njoftuar se të moshuarit si kategoria më e rrezikuar prej pandemisë nuk duhet të dalin nga shtëpia dhe se ushqimet dhe pensionet “do u dërgohen në shtëpi” përmes personave të vendosur në dispozicion nga shteti për këtë gjë.

Kjo nuk ka ndodhur dhe vërtetohet mirë përmes një rasti të evidentuar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania i cili ka dërguar një fotografi ku duken dy të moshuar që marrin ushimet përmes një litari në ballkonin e shtëpisë së tyre.

Duket se kjo ndihmesë të moshuarve iu jepet nga dy djem të lagjes ndërsa bashkia s’duket gjëkundi.

Pershendetje! jo te gjithe moshat e treta jan te papindur... ja si i marin ushqimet nga ballkoni te Kodra e Diellit. Ua lidhin ushqimet me nje litar dhe i terhoqen lart. Jan dy te meshuar qe jetojn aty dhe nuk dalin fare nga banesa, pazaret ua bejn dy cuna dhe ua sjellin deri te ballkoni dhe i terheqin me litar. cuna lagje te njohur bashkia sduket fare ktej.