Italia është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit, teksa çdo ditë aty vdesin me qindra njerëz dhe infektohen mijëra të tjerë.
Normalisht që për futboll nuk mund të flitet aspak në këtë situatë dhe kampionati i Serisë A është ndërprerë, duke mos patur ende një datë zyrtare se kur do të rifillojë.
Së fundmi, mediat italiane, raportojnë se drejtuesit e Federatës po shohin mesin e muajit maj si idealin për rifillimin e kampionatit dhe më pas ai të mbarojë deri në fund të qershorit, me ndeshjet që do luhen në mënyrë të përshpejtuar.
Sakaq, pas 13 prillit, ekipet ndoshta mund të nisin edhe gradualisht stërvitjen.
Gjithsesi, nuk ka ende asgjë zyrtare, por janë thjesht hipoteza. Gjatë ditëve në vazhdim do kemi ndoshta një panoramë më të qartë si do vazhdohet me Serinë A, kampionat i cili është një nga më të ndjekurit në botë.