Bernie Ecclestone, bossi i madh i "Formula 1" i ka surprizuar të gjithë me veprimin e tij të fundit.
89 vjeçari anglez do të bëhet baba për herë të 4-t në jetën e tij me gruan e tij, Fabiana Flosi, e cila është 45 vjet më e re.
Bilioneri mbush 90 vjeç në tetor, pak muaj pasi pritet të lindë fëmija e tij, që është djalë.
Ky do të jetë djali i parë për të, pasi ai ka edhe tre vajza.
Vajza e parë është 65 vjeçe, e dyta 34 dhe e treta 31, ndërsa së shpejti ato do të kenë edhe një vëlla të vogël.
Si duket, për Bernia, vitet janë thjesht disa shifra...