Sfida mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson nuk do të zhvillohet. Lufta e "UFC 249" e planifikuar për më 18 prill, është anuluar zyrtarisht.
Ka qenë vetë Khabib që në llogarinë e tij në Instagram, ka konfirmuar anulimin e kësaj lufte.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Agjencia Federale e Transportit Ajror në Rusi deklaroi se do t’i ofrohej një aeroplan privat Khabibit për të udhëtuar drejt SHBA-ve për këtë sfidë, por mesa duket ai nuk e ka pranuar.
Khabib ka vendosur të respektojë karantinën si të gjithë sportistët në mbarë botën duke parë situatë e vështirë që po kalon bota për shkak të koronavirusit.