Juventusi është një nga ekipet me më shumë raste me COVID-19.
Daniele Rugani, Paulo Dybala dhe Matuidi janë infektuar nga virusi famë keq. Dy të parët duket se ia kanë hedhur paq, ndërsa ai që nuk po shërohet dot mbetet mesfushori francez.
Matuidi duhet të mbetet në izolim edhe për 14 ditë të tjera. Kjo gjë është konfirmuar nga gruaja e tij, Isabel, në llogarinë e saj në Instagram.
Francezi doli pozitiv në COVID-19 në testin e bërë më 17 mars. Pasi kaloi dy javë në karantinë, ai ka bërë edhe testin e dytë, dhe sërish ka rezultuar pozitiv.
Kjo do të thotë se ai duhet të mbetet i izoluar edhe për dy javë tjera.
Gjithsesi, gjendja e tij është mjaft e mirë dhe simptomat kanë kaluar. Kujtojmë që ditën e djeshme Juventusi i rinovoi atij kontratën edhe për 1 vit tjetër.