Edhe pse futbolli po kalon një periudhë kaotike prej koronavirusit, Juventusi duket se nuk e vret mendjen shumë dhe po mendon për të ardhmen.
Klubi bardhezi ka rinovuar së fundmi me Blaiz Matuidi, mesfushorin francez, i cili do të qëndrojë edhe një tjetër sezon në klubin torinez.
Francezi aktualisht është i mbyllur në shtëpi prej dy javësh pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Ndryshe nga Rugani, ai nuk ka zhdukur ende infeksionin nga trupi i tij dhe siç bëri të ditur bashkëshortja e mesfushorit, do t’i duhet të qëndrojë edhe 15 ditë të tjera në karantinë.
Klubi nuk ka bërë lajmërim zyrtar, por lajmi konfirmohet nga mediat italiane që raportojnë se klubi ka zgjatur kontratën e Vojiçeç Shçzesnji deri në vitin 2024 ndërsa të Bleiz Matuidi deri në vitin 2021.