Manolo Gabbiadini, është një nga futbollistët e infektuar me koronavirus në Itali. Lojtari i Sampdorias duket se e ka kaluar më të keqen dhe po vazhdon rikuperimin në shtëpinë e tij.
Së fundmi, në një intervistë, ai ka rrëfyer simptomat që ndjeu ditët e para dhe u shpreh se është një virus që e ka prekur shumë duke parë vuajtjet që po kalon Italia dhe bota.
Ai tha:
Kjo tragjedi po më prek thellësisht, pasi janë miliona italianë dhe njerëz në të gjithë botën që po vuajnë. Unë jam në shtëpi, kryesisht duke menduar për prindërit e mi që kanë qenë të mbyllur në shtëpi për një muaj. Ne që jemi të famshëm mund të bëjmë shumë për njerëzit që kanë më pak fat se ne. Sëmundja ime ishte e lehtë në fillim, kisha një ethe që zgjati vetëm një ditë dhe një kollë të keqe për 5 ose 6 ditë. Doktori më thirrët çdo ditë dhe gjithmonë jam nën kontroll.