Sikur mos mjaftonte paralizimi i gjithë globit nga koronavirusi, një ngjarje e rëndë ka tronditur sot futbollin.
Futbollisti i të rinjve të Atletiko Madridit, Kristian Minkola, është ndarë nga jetanë moshë shumë të re, vetëm 14 vjeç.
Lojtari në fjalë luante për të rinjtë e Atletikos dhe klubi madrilen ka njoftuar ditën e sotme se ai ka ndërruar jetë.
Një ngjarje që ka tronditur të gjithë në klub, me shkaqet e vdekjes që nuk dihen ende.
Të gjithë nga klubi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e 14-vjeçarit, në këtë moment shumë të vështirë me të cilin ata duhet të përballen.
Njoftimi i klubit: