Neymar në qendër të kritikave në Brazil. Numri 10 i Seleçao, i kthyer me lejen e PSG në atdheun e tij për të qenë pranë familjes së tij në këto ditë karantinë, në fakt ka publikuar në llogarinë e tij të Instagram fotografi që e portretizojnë në plazh ndërsa luan footvolley në shoqërinë e disa miqve pa maska dhe pa respektuar distancat e sigurisë. Imazhe që ngjallën menjëherë një lum kritikash ndaj ish-futbollistit të Barcelonës.
Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania