Fatkeqësi mbi fatkeqësi për familjarët e ish-presidentit të Real Madridit, Lorenzo Sanz, i cili humbi jetën në 21 mars pasi u infektua me koronavirus.
Ata nuk po gjejnë dot trupin e tij dhe ky fakt e bën akoma më të fortë dhimbjen.
Ka qenë vetë i biri i Sanz, i cili ka deklaruar se po gjen dot trupin e të atit, për shkakun e një numri vërtet të lartë të njerëzve që po ndërrojnë jetë në Spanjë.
"The Sun" shkruan se trupi i Lorenzo Sanz duhej të kishte mbërritur në 24 mars, por ende nuk ka mbërritur edhe çështja mbetet ende që të zbardhet dhe është në procedurë.
Padyshim një dramë vërtet e madhe është ajo që po ndodh në Spanjë me situatën e COVID-19, e cila duket se do të ndjekë gjendjen e jashtëzakonshme të Italisë.