Legjenda e boksit, Mike Tyson vjen së fundmi me një rrëfim special mbi të kaluarën e tij, e cila nuk ka qenë aspak e qetë.
Ai ka treguar se ka qenë një njeri totalisht i shkujdesur, teksa nuk i mendonte aspak veprimet që bënte.
Ai thotë gjithashtu se nuk pyeste aspak për miqtë, duke treguar se bënte seks me nënat ose motrat e tyre.
Tyson rrëfen:
Kur unë isha i ri, isha një kafshë me para. I jepja miqve shumë para dhe festoja me të gjithë. Madje isha aq keq sa shkoja me nënat, motrat ose kushërirat e tyre dhe bëja seks. Gjithashtu iu blija shumë makina vajzave. Unë isha aq i sëmurë sa nuk e kuptoja veten time. Unë tani po punoj për të qenë një shembull. Nuk dua të tregoj ose kujtoj më atë personin e parë që kam qenë. Nëse del ai person, atëherë del ferri bashkë me të. Mund të dukem sikur kam qenë një djalë i ashpër, por unë e urrej atë tip që kam pasur. Në burg rraskapitesha nga seksi i shumtë që bëja.