Theo Hernandez është padyshim një nga lojtarët më të mirë te Milani këtë sezon, teksa shkëlqen në ç'do ndeshje me fanellën kuqezi.
Prej situatës së krijuar javët e fundit nga koronavirusi, mbrojtësi francez është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi.
Megjithatë, është munduar të krijojë një atmosferë party brenda në shtëpinë e tij.
Me muzikën në maksimum, Hernandez duket i lumtur. Lojtari ka përdorur letrat higjienike, dezinfektues, fshirëse, ilaç pllakash, aromë dhome dhe shumë gjëra të tjera shtëpiake.
Diçka e veçantë e krijuar nga Hernandez, i cili po mundohet ta kalojë me pozitivitet këtë moment të vështirë.
[#StayAtHome🏠] On a perdu Theo Hernandez 🤣🤣🤣
— Footballogue⭐️⭐️ (@Footballogue) March 26, 2020
(IG : Theo Hernandez) pic.twitter.com/7lpnVECVri