JOQ Albania
Home

Kinezët nxjerrin bllof Trumpin: Ilaçi që propozon për COVID-19, asnjë vlerë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 13:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studim kinez ka hedhur poshtë teorinë e mbështetur shumë nga presidenti i SHBA, Trump, se antibiotiku i përdorur për kurimin e Malarias, shëron të prekurit nga koronavirusi, COVID-19.

Sipas një studimi kinez, ilaçi i propozuar nga Trump nuk është aspak më i mirë se metoda tradicionale për shërimin e të prekurëve nga virusi, me anë të respiratorëve.

Ilaçi, Hidroksilklorina është aprovuar nga FDA për të trajtuar infeksionin parazitar, malarinë, si dhe disa sëmundje autoimune si lupus dhe artrit reumatoid.

Studiuesit e universitetit Zhejiang, morën 30 të prekur nga koronavirusi, COVID-19.

15 prej tyre u kuruan me ilaçin e propozuar nga Trump dhe 15 të tjerët u trajnuan në mënyrën tradicionale siç po kurohen tashmë në të gjithë vendet e prekura.

Nga trajtimi me ilaçin e Trump, u shëruan 13 nga 15 të prekur nga koronavirusi, ndërsa nga trajnimi normal u shëruan 14 nga 15 të infektuar.

Këto të dhëna vërtetojnë se antibiotiku nuk ka rezultate më të mira se trajnimi normal I të prekurve nga COVID-19, duke hedhur poshtë teorinë e Trump për Hidroksilklorinën.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania