JOQ Albania
Home

Tmerr në Spanjë/ Shkon në 4000 numri i viktimave nga Koronavirusi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2020 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Situata sa vjen edhe bëhet më e rëndë në Spanjë. Shteti po i afrohet Italisë me një numër të madh rastesh të reja të infektuarish nga Koronavirusi dhe me një numër të lartë vdekshmërie.

Ndërsa dje numëroheshin 47,000 të prekur shifra sot ka kapërcyer në 56,188 ndërsa nga dje sot kanë humbur jetën 655 persona duke bërë që numri i të vdekurve të shkojë në 4,089.

Kujtojmë se Spanja ka lëshuar thirrjen emergjente për ndihmë ndaj NATO-s duke kërkuar mijëra materiale ndihmë mjekësore duke qenë se janë në mungesë.

Ndërsa rastet e të prekurve rriten çdo ditë dhe më shumë dhe po ashtu edhe rastet e personave që humbin jetën prej virusit.