JOQ Albania
Home

Koronavirusi: Çfarë duhet të marrin për të qetësuar simptomat, Paracetamol apo Ibuprofen?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 12:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Korovirusi i ri, COVID-19 është virusi që ka shkaktuar pandemi në të gjithë botën. Përgjithësisht në të gjithë vendet e prekura, ashtu si edhe në vendin tonë, nëse rezultojmë pozitiv me COVID-19 nuk shtrohemi në spital.

Ndihmën mjekësore në spital e marrin vetëm pas 1 javë karantinim në banesë dhe nëse simptomat e COVID-19 përkeqësohen.

35 kompani farmaceutike janë në “luftë” për të zbuluar vaksinën e këtij virusi i cili mund t’i japë fund rasteve dhe vdekjeve të cilat kanë kapur mijëra në të gjithë vendet e prekura.

Pra, çfarë duhet të bëni nëse jeni në shtëpi me simptoma dhe po prisni që ato të kalojnë?

Mjekët rekomandojnë të vetëizolohemi dhe të mos marrim antibiotikë të cilët nuk kanë asnjë efekt mbi viruset.

Gjithashtu rekomandohet të pihet shumë ujë, të flini në dhoma të ndara, e të lani rregullisht duart. Një ndër rekomandimet më të rëndësishme është se nëse keni simptoma të merrni qetësues të përditshëm për qetësimin e simptomave.

Një ndër dilemat më të mëdha, është nëse duhet apo jo të konsumojmë Ibuprofren gjatë këtyre ditëve.

Ishin francezët të parët të cilët rekomanduan të mos konsumohet Ibuprofren për shkak se sipas tyre pacientët që e kishin përdorur, kishin pasur përkeqësim të simptomave të COVID-19.

Ndërkohë nga ana tjetër zyrtarët francezë deklaruar se antibiotiku i vetëm që ka rezultate të mëdha në kurimin e simptomave është paracetamoli.

Por a është paracetamoli më i sigurt se Ibuprofreni? Eksperti i Shëndetësisë në Angli ka deklaruar se për "The Independent" se:

Deri më tani nuk ka asnë provë shkencore se Ibuprofen rrit rrezikun e simptomave të Covid-19 ose e bën sëmundjen edhe më keq. Nuk ka asnjë provë përfundimtare se marrja e Ibuprofen është e dëmshme për infeksionet e tjera të frymëmarrjes.

Ky përfundim mbështetet edhe nga OBSH, e cila ende nuk ka asnjë rekomandim zyrtar për përdorim apo jo të Ibuprofenit në kurimin e simptomave të COVID-19.

Nga ana tjetër të shumtë janë pacientët të cilët janë shëruar nga koronavirusi i ri dhe kanë deklaruar se antibiotiku i vetëm që kanë përdorur ka qënë paracetamoli.

Eksperët saktësojnë se nëse keni simptoma të COVID-19 dhe nuk janë të rënda për t’u shtruar në spital, merrni antibiotikë të përshtatshëm për simptomat që keni, përshembull nëse keni temperaturë, konsumoni paracetamol.

Burimi: The Independent Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania