JOQ Albania
Home

I infektuari me Covid-19 në Krujë, qytetari: Është biznesmen dhe ka pasur kontakt me 50 punonjës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2020 12:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme ministria e Shëndetsisë njoftoi se qyteti që iu shtua hartës së vendeve të prekura nga Koronavirusi ishte Kruja ku dje u evidentua edhe rasti i parë.

Nuk pati infromacione për personin e prekur në këtë qytet por detaje vijnë nga një qytetar i cili ka shkruar sot në redaksinë e JOQ Albania.

Ai tregon se e njeh personin e infektuar me Covid-19 në Krujë. Sipas qytetarit ai ka disa aksione tek fabrika e çimentos Titan në Thumanë.

Ky biznesmen i infektuar ka pasur kontakt vazhdimisht me 50 punëtorët e tij që janë edhe sot në punë.

Qytetari ngre shqetësimin dhe kërkon që autoritetet të ndërhyjnë në mënyrë që të ndalohet përhapja e infeksionit.

Mesazhi i qytetarit:

Përshendetje JOQ. Personi që doli dje pozitiv në rrethin e Krujës ka disa aksione te fabrika e çimentos Titan në Thumanë. Dani grop ku ka rreth 50 puntorë, me të cilët ka kontakt çdo ditë plus këto puntorët e ktij kanë kontakt me puntorët e firmës Titan dhe sot janë krejt në punë a nuk duhen të izolohen. Imagjino sa do përhapet nëse nuk bëhet asgjë. Po u publikua mbase ndonjë zyrtar e sheh dhe bën ndonjë gjë.