JOQ Albania
Home

Pesë punonjësit e degës së Thesarit në Fier infektohen me Covid-19, një tjetër i dyshuar
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/03/2020 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i të infektuarëve me koronavirus ditën e sotme në Shipëri ka shkuar në 174. Numri më i lartë i rasteve është në Tiranë, pas së cilës vjen Fieri.

Në Fier së fundmi janë regjistruar katër raste të reja dhe mësohet se të gjithë ata janë kolegë, punonjës të degës së Thesarit të qytetit.

Në fillim me Covid-19 u infektua një punonjës, që më pas dyshohet se ia ka ngjitur edhe të tjerëve.

Abcnews mëson se pas konstatimit me koronavirus të të parit, të tjerët janë futur në karantinë, por ata kanë shfaqur probleme me shëndetin duke bërë që ISHP t’i testojë duke dalë të katërt pozitivë.

Kështu, zyra kishte gjashtë punonjës, pesë prej të cilëve janë konfirmuar tashmë me koronavirus, ndërsa tjetri dyshohet.