JOQ Albania
Home

Një tjetër qytet i shtohet hartës, çifti nga Tropoja prej 10 ditësh në izolim
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2020 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se rritja e rasteve të reja të të prekurve me Koronavirus në dy ditët e fundit nuk është për t’u nënvlerësuar.

Sot ministria e Shëndetsisë njoftoi 174 raste të të prekurve në vend pas një rritje prej 28 personash brenda 24-orëve.

Mes të cilëve katër prej tyre të mitur që kishin pasur kontakt me persona të infektuar.

Po ashtu ministria e Shëndetsisë ka njoftuar se është rritur numri i rasteve në qytete të ndryshme si dhe një tjetër qytet i është shtuar hartës.

Në Tropojë sot janë regjistruar dy rastet e para me të prekur nga koronavirusi.

Bëht fjalë për një çift bashkëshortësh të cilët janë vizituar në spitalin e Tropojës pasi kishin ndjerë shenjat e para të sëmundjes.

Testimit i janë nënshtruar edhe mjekët që kanë qenë në kontakt me çiftin.

Deklarata e ministrisë së Shëndetsisë:

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.