JOQ Albania
Home

Mes të prekurve me Koronavirus në Shqipëri edhe katër fëmijë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2020 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetsisë ka bërë dhe për sot njoftimin e rasteve të reja të të prekurve me Koronavirus në vendin tonë.

174 ka shkuar numri i të prekruve ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë në vend prej virusit shkon në 6 me rastin më të fundit regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Bëhet fjalë për një të moshuar 71-vjeçare e cila kishte probleme shëndetsore të tjera.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve gruaja nuk ka mundur të mbijetojë. Ditën e sotme është njoftuar se mes rasteve të reja të të prekurve me Covid-19 në vendin tonë janë edhe 4 fëmijë.

Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetsore dhe mësohet se virusin e kanë marrë nga kontaktet me persona të prekur.

Ministria e Shëndetsisë:

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.