JOQ Albania
Home

Tre të dyshuar për Covid-19, dërgohen nga Durrësi drejt Infektivit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2020 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si edhe është pritur këtë javë ka ardhur në rritje numri personave të prekur nga Koronavirusi në vendin tonë.

Janë 3 raste të reja personash të dyshuar me Koronavirus që janë dërguar gjatë mbrëmjes nga Urgjenca e Durrësit drejt Infektivit në Tiranë.

Mes të dyshuarve është një qytetar nga Fieri që kishte shkuar për disa ditë pushimi tek të afërmit në Durrës.

Të tre personat i janë nënshtruar testimit dhe janë në përgjigje të rezultatit.