JOQ Albania
Home

Një paciente në Lezhë del pozitive me Covid-19, mbyllet pavijoni i ortopedisë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/03/2020 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 ka shkuar në 146.

Ndërkohë mësohet se sot një paciente e shtruar në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Lezhës ka dalë pozitive me koronavirus.

BW raporton se nga ky rast pavjoni ka mbyllur dyert, pasi dyshohet se edhe stafi mjekësor dhe ai sanitar mund të jenë infektuar me COVID-19.

Kujtojmë se pak ditë më parë, një infermiere 54-vjeçare rezultoi pozitive, çka solli karantinimin e disa kolegëve të saj.

Në Lezhë janë 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.