JOQ Albania
Home

96-vjeçarja me shëndet të “çeliktë” mund koronavirusin: Kujtova se kisha grip, asgjë tjetër!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua 96-vjeçare në Korenë e Jugut është bërë pacienti më i vjetër në botë që shërohet plotësisht nga koronavirusi i ri, COVID-19.

Gruaja, e identifikuar si Znj. Hwang, u deklarua plotësisht e rikuperuar nga koronavirusi të mërkurën.

Hwang ishte diagnostikuar me koronavirus në 13 mars, dhe mori trajtim intensiv në klinikën Pohang, në lindje të Daegu.

E pyetur pas shërimit, ajo ka deklaruar se:

Kam pasur temperaturë dhe ethe, por mendova se ishte një grip i lehtë nga i cili kam vuajtur gjithmonë dhe e kalova atë…

E moshuara shëndeti i të cilët është shumë i mirë, është rikthyer në banesën e saj ku do të qëndrojë dhe për disa ditë në karantinë për të parë në vazhdim përmirësimin e shëndetit të saj.

Burimi: Hankookilbo.com Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania