JOQ Albania
Home

Rasti i saj nuk u cilësua prioritet, 36-vjeçarja vdes nga Koronavirusi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2020 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e re vdiq e dyshuar për koronavirus disa orë pasi mjekët e vizituan dhe thanë se rasti i saj nuk ishte me përparësi dhe se nuk rrezikohej sa të tjerët.

Kayla Williams, 36, vdiq në banesën e saj në Peckham, në Londër të shtunën një ditë pasi burri i saj thirri 999 kur u sëmur.

Burri i saj, Fabian Williams, i tha The Guardian se nëna e tre fëmijëve Kayla vuante nga kolla, ethet dhe dhimbje të forta në gjoks dhe stomak.

Kayla dyshohet se ishte infektuar me Covid-19.

Williams, 49, tha:

Thirra 999 sepse gruaja ime mbeti pa frymë, ajo kishte shumë të vjella dhe dhimbje në stomak. Një mjek qe e vizitoi tha se nuk do e shtronin në spital pasi rasti i saj nuk përbënte prioritet.

Por Kayla u përkeqësua të nesërmen dhe bashkëshorti e gjeti të vdekur në shtrat.

Burimi: thesun Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania