JOQ Albania
Home

Bie qeveria e Kurtit, shpërthen kapiteni i Kosovës: U hodh poshtë fjala e popullit!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2020 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova po kalon një situatë kaotike, pasi sikur mos mjaftonte pandemia e koronavirusit, mbrëmjen e djeshme ka rënë edhe qeveria e Albin Kurtit duke krijuar një kolaps të vërtetë.

Mes reagimeve të shumta në opinionin kosovar, spikat ajo e kapitenit të përfaqësueses, qendërmbrojtësit Amir Rrahmani. Lojtari i Hellas Verona, i cili në verë do të kalojë te Napoli, e konsideron të pakuptueshme atë që ndodhi një ditë më parë në Kosovë.

Ai shkruan:

Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por në një situatë pandemie të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do të kërkojnë votën prapë, është e pakuptueshme. Edhe sa duhet te presim që Kosova të bëhet një shtet evropian? Si çdo kosovar, edhe unë dua që shteti im të përparojë, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe unë dua të kthehem dhe të jetoj aty. Është vendi i ynë. E DUA. Njeriu që ka marrë vota nga populli më së shumti në 15 vitet e fundit, BIE. Bie edhe fjala e popullit”, përfundoi shkrimin e tij kapiteni kosovar.