JOQ Albania
Home

Rrëzimi i qeverisë Kurti, Haradinaj: Kushtetuta dhe Kuvendi funksionojnë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/03/2020 10:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kuvendi i Kosovës votoi me 82 vota pro, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, në një seancë të jashtëzakonshme.

Pas kësaj Albin Kurti bëhet kryeministri më jetëshkurtër në Kosovë, me 51 ditë qeverisje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Ai shprehet ky votim tregon se kushtetuta dhe kuvendi funksionojnë.

Kryetari i AAK thekson se ka besim të plotë që institucionet e reja do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.