JOQ Albania
Home

Takoi princin me COVID-19, anglezët në alarm për jetën e Mbretëreshës 93 vjeçare
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 9:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme anglezët u tronditën kur u mësua nga kanalet zyrtare se Princi Charles ishte pozitiv nga koronavirusi, COVID-19.

Ndërkohë që bëhet me dije se princi po “lufton” me sukses virusin dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, hidhen dyshime për shëndetin e Mbretëreshës.

Burime për Daily Mail nga Buckingham Palace bënë me dije se Mbretëresha vazhdon të ketë një shëndet të mirë, dhe nuk ka asnjë simptomë të COVID-19.

I infektuar me koronavirus, Princi i Uellsit u takua me nënën e tij 93-vjeçare në Pallatin Buckingham në 12 Mars, më pak se dy javë më parë.

Pavarësisht se Charles është pozivitiv, bashkëshortja e tij ka rezultuar negative nga ky virus i rrezikshëm duke u izoluar nga bashkëshorti i saj në Birkhall.

Buckingham Palace, refuzon të komentojë nëse Mbretëresha është testuar apo jo për koronavirus por thekson se shëndeti i saj është shumë i mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania