JOQ Albania
Home

Koronavirusi/ 21,297 viktima dhe mbi 470 mijë të infektuar në të gjithë botën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/03/2020 7:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka kaluar 471 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 21,297.

Ndërkohë mbi 18 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Italia është bërë një nga vendet ku numri i të infektuarëve po rritet me shpejtësi. Vetëm dje u regjistruan 683 vdekje.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 7500

Ndërkohë Spanja është vendi, i cili po përballet edhe më keq me luftën kundër koronavirusit.

Kujtojmë seCovid-19 ka prekur 146 persona në Shqipëri, 6 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Burimi: worldometers.info | Përshtati: JOQ ALBANIA