JOQ Albania
Home

Masat kundër koronavirusit/ Franca mund të lirojë 5000 deri në 6000 të burgosur
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26/03/2020 1:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Raportohet se qeveria franceze po planifikon të lirojë 5000 deri në 6000 të burgosur për të frenuar transmetimin e virusit në burgje, por edhe për të parandaluar rebelimet në burgje.

Burgjet franceze janë jashtëzakonisht të mbipopulluara. Ministrja franceze e Drejtësisë, Nicole Belloubet bëri të ditur gjatë ditës së mërkurë se është duke u punuar ende për këtë gjë.

Ata që janë të dënuar për dhunë në familje dhe terrorizëm janë të përjashtuar kategorikisht nga kjo gjë.

Po ashtu ministrja franceze ka thënë se ky vendim që është marrë nuk duhet të sjellë frikë sepse është një masë kundër përhapjes së Covid-19 në burgje.

Raportohet edhe se 186 burgjet në Francë kanë kushte të mjerueshme dhe se higjena lë shumë për të dëshiruar aty.

Disa të burgosur në Francë janë infektuar tashmë nga virusi dhe një i dënuar që ishte dhe me diabet dhe me Covid-19 ka humbur jetën.

Burimi: derstandard.at/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania