JOQ Albania
Home

Koronavirusi/ Për studentët në nevojë në Austri do jepen ndihma financiare
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26/03/2020 0:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë studentë kanë humbur punët e tyre me kohë të pjeshme në Austri, për shkak të pandemisë së Covid-19.

E ditur bëhet se për këta studentë në nevojë do të ofrohen ndihma financiare nga qeveria austriake.

Kujtojmë këtu se një nga masat e para që mori qeveria austriake ishte mbyllja e universiteve. Pothuajse 60% e studentëve në Austria krahas ndjekjes së universitetit edhe punojnë.

Unioni Austriak Studentor ka bërë të ditur se ndihmat finaciare duhet të jepen sa më parë, pasi 1/3 e studentëve në Austri janë larguar nga puna dhe nuk do të kenë mundësi për të paguar faturat e muajit prill.

Shumë studentë punonin në në sektorët e hotelierisë dhe turizmit dhe ata janë pa punë tani, prej Covid-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se Universitet në Austria kanë fonde sociale për të ndihmuar studentët në situata emergjente.

Foto ilustruese

Burimi: derstandard.at/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania