JOQ Albania
Home

Arrestohet ish-ministri i Jashtëm, akuzohet për vrasjen e një personi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 0:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Forcat e policisë ukrainase arrestuan Leonid Kozhara, i cili ka shërbyer si Ministër i Jashtëm në qeverinë pro-ruse të udhëhequr nga Viktor Janukoviç. Ai është akuzuar për vrasje të paramenduar të Sergiy Starytsky.

Trupi i Starytsky është gjetur në shtëpinë e Kozharës në Kiev, me një plumb në kokë i cili kishte dalë pikërisht nga pistoleta e ish ministrit. Ish ministri dhe gruaja e tij vazhdojnë të pretendojnë se Sergiy Starytsky i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje. Ata pranojnë se kanë qenë në shtëpi në momentin e vdekjes së Starytsky, por thonë se sipërmarrësi shkoi në një dhomë tjetër dhe e përdori armën mbi vete.

Sidoqoftë, autoritetet kanë arritur në përfundimin se Starytsky nuk mund të kishte qëlluar veten.Hetuesit besojnë se Kozhara dhe Starytsky kanë debatuar në ambientet e shtëpisë së ish-ministrit dhe debate ka kaluar në përleshje fizike. Më pas, Kozhara ka marrë armën dhe e ka qëlluar në kokë. Nëse dënohet, ish ministri do të përballet me një dënim prej të paktën 15 vitesh burg.

Burimi: TaiwanNews|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania