Prej disa ditësh, ylli i Juventusit Paulo Dybala dhe e dashura e tij Oriola Sabatini qëndrojnë të izoluar në shtëpinë e tyre, pasi janë të infektuar me koronavirus.
Për fatin e mirë, çifti është në gjendje mjaft të mirë shëndetësoredhe e keqja ka kaluar. Sot, ataqetësuan të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale dhe tifozët e Juventusit duke thënë se tashmë ndihen mirë.
Fillimisht, ishte sulmuesi argjentinas ai që publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram” duke shkruar në gjuhën spanjolle se ai dhe e dashura e tij “janë shumë mirë”.
Ndërkohë, nga ana tjetër, e dashura e tij u shpreh për radion argjentinase “Club del Moro” se ajo dhe partneri i saj ndihen më mirë, ndërsa do të provojnë sërish tamponin në datën 31 mars.