JOQ Albania
Home

Mos lejoni Covid-19 të ndikojë në shëndetin tuaj mendor: Shmangni ankthin përmes këtyre këshillave
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 22:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa pandemia ka shkaktuar ankth dhe frikë tek njerëzit në botë, një tjetër rrezik që u kanoset është edhe depresioni apo shtimi i ankthit si pasojë edhe e karantinimit. Në fakt është mëse normale që në një sitautë të tillë, njerëzit të stresohen më tepër seç duhen, nga frika e asaj çka mund të rezervojë e ardhmja. Ndërkaq, ata që vuanin që më herët nga ankthi, kjo situatë mund të jetë kthyer në një torturë të vërtetë. E vetmja mënyrë që të përballeni me këtë problem, është të dëgjoni vetëm këshillat e ekspertëve.

Drejtori i World Health Organization, thotë:

Në një situatë të tillë, duhet të përpiqeni të “udhëhiqeni” nga faktet dhe jo nga frika. Duhet të merrni informacion në burime të sigurta dhe jo të bini pre e informacioneve false.

Disa nga këshillat e dhëna nga World Health Organization, janë:

1.Kini kujdes për informacionet që lexoni dhe lajmet që dëgjoni

Një nga këshillat më të vlefshme, është ajo e të paturit kujdes në përzgjedhjen e burimit tuaj të informacionit. Burimi më i sigurt për t’u informuar rreth Covid-19, është faqja zyrtare e OBSH. Nëse filloni të ndiheni më të stresuar teksa lexoni lajmet e reja rreth Covid-19, mundohuni t’i shmangi për pak kohë dhe të mos lexoni asgjë.

2.Kufizoni kohën që kaloni nëpër rrjete sociale

Rrjetet sociale në këto momente izolimi, mund t’iu ndihmojnë të lidheni me njerëzit tuaj të dashur apo me miqtë tuaj. Megjithatë, ato janë një nga burimet kryesore që prodhojnë dizinformim dhe përhapin panik. Të kaloni orë të tëra duke parë rrjetet sociale, mund t’iu duket një ide e mirë për të kaluar kohën, kjo gjë iu shton akoma më tepër ankthin. Të lexoni lajme të rreme, mitet që përhapen rreth virusit, apo historitë dhe frikërat e miqve tuaj nëpër rrjete sociale, nuk i sjell asgjë të mirë shëndetit tuaj mendor. Në këtë rast, iu sugjerojmë të shkëputeni për një periudhë kohore nga rrjetet sociale dhe nëse nuk mund të hiqni dot dorë prej tyre, të paktën mundohuni të shikoni vetëm disa faqe të caktuara dhe jo çdo gjë që iu del përpara.

3.Flisni për problemet tuaja me të afërmit

Nëse për çfarëdolloj arsyeje, ndiheni në ankth dhe të frikësuar gjatë gjithë kohës, do të ishte mirë sikur t’i ndanit shqetësimet tuaja me të afërmit ose miqtë tuaj më të mirë. E folura me dikë tek I cili keni besim, mund t’iu ndihmojë të ndiheni më mirë.Mos harroni, nuk keni përse t’a kaloni këtë situatë vetëm. Sigurohuni që të keni dikë pranë me të cilin mund të shpreheni lirshëm dhe të dijë se çfarë po ndodh me ju.

4.Krijoni strategjinë tuaj, për të menaxhuar situatën

Disa nga problemet e shëndetit mendor, mund të shkaktojnë reagime të papritura. Shpesh herë, mund të keni një shpërthim ndjenjash, të shkaktuar nga diçka fare e thjeshtë siç mund të jetë higjena. Në këtë rast, duhet të shikoni se cili ishte ai veprim, apo ajo zhurmë që dëgjuat që iu bëri të reagoni në këtë mënyrë. Pasi të përcaktoni shkakun e këtij reagimi apo shpërthimi emocional, mundohuni t’u kërkoni edhe njerëzve pranë jush t’a shmangin përsëritjen e këtij veprimi përpara jush. Pra ajo çka sugjerohet, është të vendosni limitet tuaja për gjërat të cilat mendoni se ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj mendor.

5.Kujdesuni për shëndetin tuaj

Sigurohuni që të kujdeseni për shëndetin tuaj përgjatë kësaj periudhe të vështirë. Përpiquni të keni aktivitet fizik, edhe pse në kushtet e shtëpisë. Idealja do të ishte që t’a përfshinit aktivitetin fizik, në rutinën tuaj të përditshme. Gjithashtu, gjeni atë çka iu bën të ndiheni më të qetë. Kjo mund të jetë një bisedë me një person të dashur, leximi i një libri, apo çfarëdolloj hobi që mund t’iu ndihmojë të ulni nivelin e stresit. Diçka tjetër që ndikon në shëndetin tuaj, është të inkorporoni elemente të natyrës brenda shtëpisë tuaj. Mund të rrisni lule, të hapni dritaret për t’u future sa më shumë ajër dhe dritë, apo të vendosni në sfond muzikë relaksuese me motive natyre.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania